Rama: Kampusi i Gjirokastrës i bashkohet këtë vit sistemit europian të UNED

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka përdorur vizitën në Spanjë për të pasur edhe një takim pune me rektoratin e Universitetit Kombëtar të Edukimit në Distancë (UNED) në Madrid.

Kreu i qeverisë njoftoi se së bashku me këtë universitet po punohet për kampusin e Gjirokastrës. Ky i fundit, njofton se do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke i dhënë mundësi studentëve shqiptarë për programe dhe diploma të UNED pa lëvizur nga vendi.


“Madrid – Mëngjes pune në rektoratin e UNED, (Universiteti Kombëtar i Edukimit në Distancë), me të cilin po punojmë për kampusin e Gjirokastrës, që këtë vit do t’i bashkohet sistemit europian të UNED-it duke u dhënë studentëve tanë mundësinë e programeve dhe diplomave të UNED, pa lëvizur nga Shqipëria”, njoftoi Rama.

Rama nisi dje një vizitë pune dy ditore në Spanjë me rastin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në panairin e turizmit “FITUR, Madrid”.

Kryeministri Rama u prit nga Kryeministri i Spanjës Pedro Sanchez në një takim kokë më kokë, në zyrën e tij në Madrid.

Më pas pati një takim të zgjeruar dypalësh mes dy delegacioneve, ku në përbërje të delegacionit që shoqëron Kryeministrin Rama janë edhe ministrja e turizmit Mirela Kumbaro dhe disa nga kryetarët e bashkive të vendit tonë.




Skip to toolbar