“O Rama, o Kennedy ynë”, Kryeministri: Do çojmë satelitë në kozmos

Më të fundit


Nga Kuvendi, ndersa foli per mbrojtjen e territorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se veç dronëve do të ketë në Shqipëri edhe 2 satelitë, që do të monitorojnë vendin dhe do të evidentojnë krimet brenda territorit.

“La voce padrone ka ik te foltorja. Ligji i ri për të shmangur abuzimet e tmerrshme, ka përcaktuar që çmimi ka vetëm 50% dhe pjesa tjetër janë garancitë e nevojshme. The do të blemë drona? Jo, do të blemë drona dhe do të çojmë satelitë në orbitë. Këtë do e bëjmë vitin tjetër, Albania 1 Albaia 2, sepse për ne ky vend nuk është tokë e nxanun.


Na keni lënë një situatë që patjetër do kohë, durim, për të pastruar këtu e atje, s’mbaron, por ne shohim shumë larg. Po të them, që dronët po e po, por edhe satelitët, në mënyrë që kontrolli mbi territorin, mbi trafiqet, mbi kufijtë, të kalojë në nivelin e teknologjisë dhe të hiqet nga duart e atyre që kontrollojnë me sy, që me thënë të drejtën, kur vjen puna te inspektorët, janë me virus edhe ata që kishit ju, edhe këta që kemi ne. Prandaj, sytë për të kontrolluar do t’i çojmë në qiell e do të kontrollojmë nga qielli. Ju qeshni, sepse të qeshurën e keni program partie. Edhe pse sot jeni në kushtet, kur qeshni, sepse nuk qani dot”, u shpreh Rama.




Skip to toolbar