Rama kërkon “mbyllje” programesh, Balla: Ne do vazhdojmë!

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama doli sërish live në ERTV për të njoftuar masat e reja që do të merren kundra Koronavirusit. Mes tyre ishte dhe një drejtuar mediave, e cila në fakt, prej disa ditësh ka qenë pjesë e të gjithë fjalimeve të tij. Rama tha se prej ditës së hënë duhet që mediat të ndërpresin të gjithë programet që kanë më shumë se dy persona në studio. E menjëherë pas kësaj deklarate gazetari Sokol Balla i është përgjigjur Ramës, duke theksuar qartë se transmetimet do të vazhdojnë. Real Story do jetë katër herë në javë, duke respektuar rregullat për të luftuar koronavirusin, përfshirë edhe transparencën dhe lirinë e shprehjes.





Skip to toolbar