Rama mbledh drejtuesit politikë në qarqe

Më të fundit


Këtë të martë kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë në qarqe në selinë e PS.

Kjo është një mbledhje rutinë që zhvillohet çdo fillim jave mes kryeministrit dhe drejtuesëve politikë, por për shkak se ditën e djeshme Rama ishte në Brukselnë kuadër të Këshillit të 11-të Stabilizim Asocimit, mbledhja është zhvendosur për ditën e sotme.


Në fokus të diskutimeve mes tyre është vijimësia e fushatës elektorale, ndërsa na ndajnë më pak se dy muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Nga Brukseli Rama ka mbajtur dhe një konferencë me Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe shefin e politikës së Jashtme të BE-së, Joseph Borrell të cilët thanë se Shqipëria ka plotësuar çdo kusht dhe është gati për konferencën e parë ndërqeveritare.




Skip to toolbar