Qeveria mblidhet në Shkodër/ Të zgjedhurit e Berishës, në tryezën e Ramës

Më të fundit


 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të mbledhë në një takim maratonë këtë të shtunë ministrat dhe kryetarët e majtë të bashkive në qytetin e Shkodrës.

Mesohet se nga ora 10:00 deri në 10:30 do të jetë kryeministri Edi Rama ai që do të mbajë fjalën hapëse, për të vijuar më pas me fjalën e ministrit për Shtetin dhe Pushtetin vendor Arbjan Mazniku.


Ku i fundit do të flasë për rreth një orë për analizat financiare, projektet e BE-së, burimet njerëzore dhe shërbimet që ofrohen nga pushteti vendore. Nga ora 12:10 deri në orën 13:30 është parashikuar në agjendë 9 tryeza të hapura bashkëbisedimi me anëtarë të qeverisë, kryetarët e bashkive drejtues të agjencive.

Në fokus të diskutimeve do të jenë tema të ndryshme duke nisur që nga shëndetësia, arsimi, bujqësia, siguria, financat e deri tek infrastruktura, pronat dhe burimet njerëzore.

Më tej, 13:30-14:00 do të ketë rotacion të tryezave, ku anëtarë të qeverisë dhe kryetarët e bashkive do të japin informacione nga tryezat ku ata nuk kanë marrë pjesë. Pas këtyre diskutimeve, do të vijohet me fjalën e ministrit të Pushtetit Vendor, me propozime për të zgjidhur problematikat që kanë hasur në disa bashki të vendit.

Në fund, kryeministri Edi Rama do të mbajë një fjalë përmbyllëse.




Skip to toolbar