Rama mbledh shtabin elektoral në selinë e PS-së

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në selinë e Partisë Socialiste drejtuesit politikë në qarqet e vendit. Mbledhja, e cila po zhvillohet në ambientet e selisë rozë, ka nisur që prej orës 08:30 të mëngjesit të sotëm.

Mbedhjet e kryesocialistit Rama zhvillohen çdo të hënë për të informuar lidhur me çfarë ndodh në terren kur kanë mbetur më pak se 70 ditë nga zgjedhjet e 25 prill. PS kërkon një mandat të tretë, teksa Rama ka rritur pritshmëritë, ku kërkon 75 mandate.


Nuk dihet nëse sot kreu i qeverisë do të dalë para gazetarëve për të mbajtur një prononcim të shkurtër, ashtu siç ndodh çdo javë.




Skip to toolbar