Rama mesazh opozitës së bashkuar: Keqardhje! Me apo pa ata, Parlamenti do të vendos në 30 korrik

AKTUALITET


Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik, ku ende mes palëve nuk është gjetur një dakordësi për ndryshimet kushtetuese, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Ky i fundit përmes një mesazhi në “Twitter’ thekson se refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese, është sipas tij refuzim për të pranuar realitetin. Mes të tjerash ai theksoi se ndihet i keqardhur, ndërsa i ftoi ata që të reflektojnë.


“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares!Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen!”, shkruan Rama




Skip to toolbar