Rama ndan pamje nga plazhi ranor i Tushemishtit: Gati për të mirëpritur edhe më shumë turistë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të hënë duke ndarë pamje nga plazhi ranori në Tushemisht të Pogradecit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë njofton se gjithçka është gati për sezonin veror dhe për mirëpritjen e turistëve.


“Mirëmëngjes dhe me plazhin ranor në Tushemisht të Pogradecit, ku gjithçka është gati për këtë sezon veror për të mirëpritur edhe më shumë turistë buzë liqenit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.




Skip to toolbar