Rama ndan pamjet nga Shërbimi Kardiologjisë: Ëndërr e realizuar! Jemi si nata me ditën

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje nga Shërbimi i Kardiologjisë në Spitalin Qendror të QSUT. Kreu i qeverisë është shprehur se spitali i ri ofron kushte dhe standarte optimale dhe me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë.

“MIRËMËNGJES dhe me Shërbimin e Kardiologjisë, me aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, me kushte e standarde optimale, i cili ka nisur funksionimin në spitalin e ri ultramodern të sëmundjeve të brendshme në QSUT, mes befasisë së pacientëve dhe entuziazmit të ekipeve mjekësore, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.





Skip to toolbar