Rama në Emiratet e Bashkuara Arabe, marrëveshje për zhvillimin dhe modernizimin e Qeverisjes

AKTUALITET


Kryeministri Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe, i shoqëruar nga një grup ministrash.

Në një postim në Facebook Rama bën me dije se ai dhe delegacioni që drejton ka pasur një takim me Mohamed bin Rasheed al Maktoum, Zv/President dhe Kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe.


Në këtë takim është firmosur edhe marrëveshja e bashkëpunimit “Shkëmbim i përvojës në lidhje me Zhvillimin dhe Modernizimin e Qeverisjes”.

Marrëveshjen e ka firmosur ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi dhe homologu i saj nga Qeveria e Emirateve.




Skip to toolbar