Është mbajtur këtë të martë forumi i Investimeve WB6- Bashkimi Europian.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin Hackathon-i Rajonal i Inteligjencës Artificiale 2025 që ka bërë bashkë 161 pjesëmarrës nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe diaspora, me synimin për të zhvilluar zgjidhje konkrete të bazuara në inteligjencën artificiale (AI) për sfida reale shoqërore.
Gjatë fjalës së tij, Rama nënvizoi se teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale kanë ndihmuar shumë për të ecur përpara dhe se shfrytëzimi në mënyrën e duhur të çon drejt fazave të reja të zhvillimit.
“AKSHI tani është bërë një anije që vërtet na nderon dhe na motivon pasi shohim se sa shumë mund të bëjmë akoma. Dua të them që ne kemi rënë dakord brenda nesh të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë, për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët, me bërthamë agjencinë e ekselencës që ne e kemi krijuar para pak kohe që do ta vëmë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë inovatorët.
Duam që inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe të shohin nga afër problematikat dhe të shfrytëzojnë statistikat e tyre dhe të gjithë atë brumë që është baza e zgjidhjeve me inteligjencës artificiale…Ne kemi sfidën të krijojmë një mbështetje të ministres artificiale.”, tha kryeministri Rama.
