Rama në Kolonjë: Mos votoni ‘non gratat’, për ‘Like Floririn’

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim elektoral në Kolonjë, ku ka prezantuar kandidatin e PS për këtë bashki, Erion Isain.

Rama u bëri thirrje qytetarëve që të mos votojnë ata që janë shpallur ‘non grata’ nga aleatët tanë më të fuqishëm, ndërsa theksoi se nuk meritojnë asnjë shans askund në asnjë pikë të vendit.


“Janë marra masa që të përgatitet terreni dhe ky të jetë një korridor i gjelbër përmes një bashkie që është një nga bashkitë më të gjelbra të vendit tonë.  Ato nuk meritojnë asnjë shans askund në asnjë pikë të vendit.

Me këtë afërsi që krijohet më rrugën e re, patjetër që është një vlerë e shtuar edhe për Korçën. Ata nuk dinë që të bëjnë dhe të realizojnë projekte.

Si mundemi ne një shqiptar një qytetar një njeri i përgjegjshëm, një njeri që ka pak sens dashurie për atdheun të shkojë dhe të votojë për persona, të cilët ata aleatë na e kanë thënë më shkrim janë të padëshirueshëm non grata.

Për nostalgji non gratën mbajeni në dhomë të gjumit, mbyllini sytë fëmijës që mos të tremben e mbajeni. Por t’i japësh votë?!

Like floriri nuk vjen në rrugë të mbarë. Nuk lam dy gurë bashkë ta bëjmë Liken të sillet mirë, jo nuk ka, nuk bëhet. Një parti që zihet kush është i vërteti! Janë të çakërdisur komplet. Demokratët duhet t’u thonë hajde me vete! Jemi në një kthesë të madhe historike për arritjet e vendit.’- tha Rama.




Skip to toolbar