Rama në podcast,Berisha në Tiktok/ Kryesocialisti intervista në studio,doktori komunikim në distancë

AKTUALITET


Rama në podkast, Berisha në tik-tok. Fushata ka ndarë liderët politikë edhe tek rrjetet sociale. Kryesocialisti bëri moderatorin, i ftoi në studion e tij të intervistave,. Doktori, si gjyshi dixhital, iu drejtua në distancë nga zyra e tij.

Në mbi 1 orë fjalim, e frekuentuan live rreth 250 profile. Doktori u shfaq i indinjuar për mbylljen e tik-Tok, ndërsa ishte vetë live. Premtoi se më 12 maj, një ditë pas zgjedhjeve, do të rishihen sërish në të njëjtën platformë.

“Akt i rëndë censure. Më 12 maj me tik-tok do të jemi këtu, tik tok do të jetë i hapur. Ftoj kompanitë e internetit dhe kompanitë celulare të mos bëhen bashkëautore, që barazon Shqipërinë me Afganistanin dhe Teheranin. Të behet çdo përpjekje që ato vegla që ka ble rama, mos funksionojnë.”

Disa të rinj pasi dëgjuan Ramën në mëngjes, e pyetën doktorin online se çfarë mendon për pasaportat europiane.

“Po Shqipëria splotëson asnjë kriter për në BE, përveç kriterit gjeostrategjik” Doktori nuk garantoi dot heqjen e vizave me SHBA, pasi ende nuk po zgjidh dot non-gratën e vet, edhe pse beson se ia kanë hequr.

“Nuk premtoj dot, se SHBA ka problem me emigrantët tani. Por di tju them, do u kërkojmë miqve e partnerëve tanë lehtësira. Fatmirësisht ai që firmosi non-gratën time, është vetë non-grata, Karma rikthehet, ai mori atë që meritonte nga Trump.”

Nga komentet që doktori morigjatë transmetimit live në Tik-Tok, nuk pati ndonjë, vëmendje për protestën e thirrur, në të njëjtën ditë me tragjedinë e Gërdecit. Vetëm disa lavde, e shumë kritika nga ndjekësit dixhitalë. / abcnews.al



Skip to toolbar