Rama në samitin e Ohrit: BE është ‘nusja’, Ballkani ‘burri’, kur ata të duan të bëjnë dasmën

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Ohër në kuadër të Ballkanit të Hapur është ndalur edhe tek integrimi i vendit në BE.

Rama përsëriti edhe një herë metaforën me ‘nuse’ dhe ‘dhëndrin’, ku tha se Ballkani është gati për dasëm, ndërsa theksoi se është koha t’i japin fund këtij stresi u hapën su hapën negociatat. Për kreun e qeverisë diçka është e qartë se ne do të ndërtojmë Europën këtu në Ballkan. 


‘Në këtë rast Ballkani i Hapur është burrë dhe Europa e bashkuar është nusja. Kjo është keq për ne, do të ishte më mirë të ishim ne nusja pasi do të na merrnin më shpejt. Duke qenë burri, ke qenë atje, kë vrarë këtë, është problem i madh, por ne e kemi të qartë ne do të ndërtojmë Europën këtu. Pastaj kur ato të duan të bëjnë dasëm do të jemi gati. Nuk ju marrin. Ka dalë Bullgaria, që Bullgaria është burrë për vete.

Edhe Bullgaria është një burrë me probleme ne shqiptarët jemi në rregull. Nëse do të duan të bëjnë dasmën ne këtu jemi. Nëse jo. Është koha t’i japim fund këtij stresi na u hapën s’na u hapëm. Rëndësi ka t’i bëjmë këtu gjëra. Edhe Bullgaria kur të lodhet duke lozur me këtë kukull do e hedhë tutje. Këtu bëhet fjala për të hapur bisedën dhe jo për të mbyllur bisedën. Ne do të vazhdojmë bisedën mes nesh. Por një gjë dua të them. Dikur kur shkoja në Bruksel shkoja dhe merrja kurajo nga ata. Tani kur shkoj në Bruksel më duket sikur u jap kurajo. Më vjen keq kur i shoh atje. Shkojmë atje dhe u japim energji atyre. Ballkani nuk vdes, ky i hapur aq më pak vdes. Jemi këtu në mes të Europës BE na bëjnë ato po E, europianë e kemi.’- tha Rama.




Skip to toolbar