Rama në Shkup: Të bashkëpunojmë për të ardhmen dhe për rajonin

AKTUALITET


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit në Shkup, ka dhënë një mesazh të shkurtër në hyrje të takimit mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të BE dhe SHBA.

Ai theksoi se kjo është një mundësi shumë e mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku. Sipas kryeministrit, një bashkëpunim rajonal do të thotë një e ardhme më e mirë për të gjitha vendet.


“Përshëndetje të gjithëve. Kjo është shumë mundësi e mirë që ne të punojmë të gjithë së bashku. Të bashkëpunojmë për të ardhmen, dhe për rajonin”, ka thënë Rama në një fjalim të shkurtër të mbajtur para takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor në Shkup.




Skip to toolbar