Rama: Në sytë e mi Putin ka dështuar! Zelensky: Të mbështesim njëri-tjetrin në integrimin

AKTUALITET


Pak më shumë se një orë punimesh ka përfunduar samiti për Ukrainën në Tiranë.

Pas përfundimit të Samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky po japin një konferencë të përbashkët për mediat.


Në këtë samit jam i kënaqur që patëm mundësinë të ngrejë argumetet tona dhe të zhvillonim takimet dy palëshe e të flisnimpër Shqipërinë dhe Ukrainën e sotme dhe të nesërme.

Ne na lidh edhe një prej gjërave që në sytë e mi Putin ka dështuar. Në vend të merret peng e të qeveriset, Ukraina po negocion me BE. Kam admirim për Zelenskyn dhe popullin e ukrainës që po punojë të ecin përpara në procesin e integrimit në BE. Pak para s etë hynim këtu mora një sms nga dikush që po punon me institucionet e ukrainës. Ajo më tha që ti them presidentit që gjithë ekipi i tyre që është perëndimor është i impresionuar nga talenti i tyre i jashtëzakonshëm. Përtej rrënojave të raketave ruse, vdekjes e shkatërrimit, është një vend që po mendon dhe po punon çdo ditë për të ardhmen. Nuk mund të jemi më krenar se kaq për të qenë miq me këta njerëz” – tha Rama.

Nga ana e tij, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky ka falënderuar për bashkëpunimin dhe ndihmën ndaj vendit të tij.

“Falënderoj popullin tuaj dhe gjithë shqiptarët për mbështetjen e sinqertë që keni dhënë për Ukrainën. U falënderojmë për mbështetjen e të gjithë paketave të ndihmës për ne. Jemi falënderues për kolegët që punojnë bashkë për rritjen ekonomike. Duhet të bëjmë gjithçka për vijimin e furnizimit me armatime. Na duhet më shumë besim të çfarë mund të bëjmë ne. Duhet që ju të keni besim te ne. Ne mbështesim edhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimro në BE, por duhet që edhe jut ë na mbështesni ne. faleminderit për vullnetin tuaj të qartë. Ukraina si edhe i gjitha rajoni i Europës Juglindore, duhet të bashkëpunojmë, të ecim përpara, të na mbështesni edhe në formulën tonë të paqes, planin me një pika. Lufta është filluar nga një person i vetëm, por punën për paqe do ta bëjmë të gjithë së bashku”, u shpreh ai.




Skip to toolbar