Rama: Nënat me tre ose më shumë fëmijë, nga 1 janari do përfitojnë nga programi i mbështetjes me sigurime shëndetësore e shoqërore 

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në familjen Suka në Paskuqan. Kreu i qeverisë ka shpërndarë dhurata për festat në këtë familje e cila është e bekuar me 9 fëmijë.

Ndërkohë Rama ka dhënë edhe njëherë lajmin e mirë se prej 1 janarit të vitit që po vjen nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.


Postimi i Ramës:

Paskuqan – Disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç

Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më parë ❤️

*Shumë faleminderit dyqanit të fëmijëve HAMLEYS për mbështetjen

#TëBashkuarJoTëNdarë

#ShqipëriaEArdhmjaJonë☀️

#SkaKohëPërPushim‍♀️‍♂️




Skip to toolbar