Rama: Nga mesi i marsit nisim vaksinimin e mësuesve me AstraZeneca

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër procesin e vaksinimit të gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç.

Teksa iu ka uruar shëndet të moshuarve, Rama theksoi se në muajin mars do të nisë vaksinimi i mësuesve, ndërsa do të vijnë 14 mijë dozat e para AstraZeneca.


Ndërkohë, një i moshuar falënderoi Ramën, ndërsa i uroi atij që të merrte nga ditët e tyre. Ndërkohë që Rama reagoi duke thënë; ‘Jo, larg qoftë nga ditët tuaja’.

PJESË NGA BASHKËBISEDIMI
Rama:
 Xhaxh me shëndet! Si jeni mirë? Mos luani! Tani mund të dilni rehat!
I moshuari: Rrofsh sa malet, marsh nga ditët tona.
Rama: Jo, larg qoftë nga ditët tuaja
Bino: Prisja të gjeja më shumë gra
Rama: Kanë frikë gratë. Ne burrat jemi më të trembur se gratë
I moshuari: Unë jam trim
Rama: Në krahasim me gruan, je më pak trim, harroje!




Skip to toolbar