Rama nis vizitën në Prishtinë. I shoqëruar nga Gent Cakaj, takon të parin Fatmir Limajn

KOSOVA


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka filluar këtë mesditë turin e takimeve në Prishtinë. Të parin ka takuar Fatmir Limajn të Nismës Socialdemokrate i cili është pjesë e qeverisë aktuale në Kosovë.

Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga ministri i jashtëm në detyrë, Gent Cakaj. Rama pritet të takohet me Avdullah Hotin më pas, Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Hashim Thaçin.


Vizita e Ramës në Prishtinë vjen pas publikimit të aktakuzave nga Prokuroria Speciale e Hagës, ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për rreth 100 vrasje gjatë luftës me Serbinë.




Skip to toolbar