Rama – opozitës: Jeni bedelë që ju tërheqin prej hunde, jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama gjatë seancës plenare ku diskutohet për buxhetin 2023 ka folur edhe për financimet ruse. Ai i është drejtuar ashpër deputetëve të opozitës dhe tha se janë paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e Shqipërisë.

“Mos bërtit ti gjel deti i Peqinit sepse ju po të kishit po të kishit ju fytyrë dhe po të kishit ju iman, dhe po të kishit ju fe e atdhe nuk i bënit Shqipërisë atë që i keni bërë. Çfarë i keni bërë Shqipërisë?


Ju jeni paguar me para ruse për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj. Këtë i keni bërë ju Shqipërisë. Hajde të ma thoni, jo ju se s’keni ça më thoni, ju jeni ca bedelë që nuk keni as sy për të parë as veshë për të dëgjuar. Ju jeni bedelë të atyre që ju kanë tërhequr prej hunde. Ju mirë që nuk e keni ditur çfarë keni bërë, por ju sot e gjithë ditën nuk dini çfarë flisni.

Më thoni për cilën arsye në botë paratë ruse duheshin derdhur në Shqipëri për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj? Më thoni arsye, për çfarë? Për çfarë rusët duhet të paguanin partinë tuaj për të rrëzuar qeverinë e vendit tuaj? Për ta bërë Shqipërinë më demokratike, më të drejtë, më transparente, më transparente, më të denjë,?

Apo do më thoni që nuk i keni marrë ato para? Se deri dje mund ta thonit sepse mund të hidhnit tezën që hodhët që ishte një komplot i Sorosit me Edvinin, por tani që është raport i CIA-s që shkruan se jeni financuar me para ruse dhe nuk keni gojë të flisni”, u shpreh Rama.




Skip to toolbar