Durrësi ka pasuri nënujore, e cila përbën një vlerë të shtuar për qytetin e cila mund të inkurajojë akoma më shumë zhvillimin e turizmit arkeologjik.
Durrësi, që në antikitet ka qenë port i rëndësishëm i Adriatikut, si dhe një kantier i madh i ndërtimit të anijeve. Arkeologjia e tokës, në këtë qytet të lashtë, ndërthuret me arkeologjinë e nënujit.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje nga ky park, ndërsa shkruan “Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, ku çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë”.
Bukuritë e Durrësit shtrihen jo vetëm në tokë, në Parkun Arkeologjik, por edhe nën ujë, ku fshihen artefakte të ndryshme që mund të shihen nga zhytësit.
