Rama për integrimin: Të avancojmë me reformat. Kuvendi, garantues i procesit

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama thotë se duhet avancuar me reformat, lidhur me integrimin evropian të vendit.

Gjatë fjalës së tij në takimin e nivelit të lartë për luftën kundër korrupsionit, Rama u shpreh se Kuvendi është garantuesi i këtij procesi.

“Avancimi ynë drejt përfundimit të negociatave të jetë uniformë. Cili është vendi, institucioni në këtë republikë që mund t’i mbledhë të gjithë rreth këtij misioni, dhe qytarët të jenë të garantuar që asnjë institucion nuk i tradhton atta, që ta shohin Shqipërinë në Bashkimin Evropian. Ky institucion është Kuvendi i Shqipërisë, është i vetmi institucion që ka të drejtën dhe detyrën t’i thërrasë të gjithë. Në procesin e vet, të kërkojë edhe hesap, të krijojë rezoluta. Kështu është funksioni. Ky është institucioni që garanton procesin. Çdo prekje e reformës në drejtësi në funksion të adaptimit sa i takon anëtarësimit, duhet të kalojë përmes Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu ka funksionuar dhe kështu do funksionojë më pas. “, theksoi ai./abcnews.al



Skip to toolbar