Rama për pagën minimale: E nisëm nga vendi i fundit në rajon, kemi lënë pas Kosovën dhe Bosnjen

Më të fundit


Kryeminsitri Edi Rama shkruan se kur mori drejtimin e qeverisë 10 vite më parë, Shqipëria renditej e fundit në rajon për nivelin e pagës minimale teksa shton se me rritjen e fundit të pagës, Shqipëria është në të njëjtin nivel me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.

Rama pati edhe një përgjigje pë ata që thonë paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë. Kreu i qeverisë nënvizoi se përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë.


“E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baraz me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.


Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën!
Ndërkohë kjo rritje përtej parashikimeve e pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibruar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësisht në muajin prill


*Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë). Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit”, shkruan Rama. 

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid09qRQeCKfZ4BSykqSiysWTj7PVfhUJtNCVqUctvGuDiMDebPVK5jbqPQNbjZRrLiql&show_text=true&width=500




Skip to toolbar