Kryeministri Edi Rama ndodhet të premten në Samitin e Proznan në Poloni ku merr pjesë edhe Angela Merkel.
Kryeministri ka publikuar në facebook një video ku shfaqet duke biseduar dhe duke bërë humor me kancelaren gjermane.
E ndërsa Rama ndodhet në krah të Merkel, opozita e kreu i saj Basha bëjnë përgatitjen e fundit për protestën e së hënës.
Kujtojmë se Merkel është pjesë e partive të djathta gjermane, aleate të PD-së. Por ndryshe nga Basha që nuk i njeh zgjedhjet e 30 qershorit, ndërkombëtarët i kanë pranuar ato dhe shpeshherë i kanë bërë thirrje kreut të PD-së që të mos merrte vendime radikale siç ishte bojkoti i zgjedhjeve apo djegia e mandateve të deputetëve.