Rama prezanton programin e PS: Për pasaportën e BE na duhet një mandat i fortë. Kontributi i vetëm, investimi i votës në nr. 5

Më të fundit


Kryesocialisti Edi Rama prezntoi programin ‘Shqipëria 2030’ në garën elektorale për mandatin e katërt.

Përmes një komunikimi online me përfaqëues të tjerë të qeverisë dhe PS, Rama u shpreh se Plani i Rritjes që u propozua në BE lindi në Tiranë.

“Arsyeja e parë është se në një moment reflektimi të sovranit popull ka nevojë për të kuptuar nga jemi nisur dhe cfarë kemi kaluar për të ardhur këtu. Arsyeja e dytë është se duke e zhvilluar kështu këtë komunikim kursejmë kohë dhe para por krijojmë një mjedis më intim komunikimi.

Fillimi i negociatat që rekomandohej cdo vit kundërshtohej dhe bllokohej nga një vend, dy evnde për arsye që nuk kishin lidhje me ne. Ne i ngritem cdo vite e më lart emrin e Shqipërisë dhe e pozicionuam flamurin aty ku nuk kish qenë kurrë deri në Këshillin e Sigurimit të OKB. Ndërtuam kanale me partnerët tanë ndërkombëtar në kohë reale duke influencuar edhe politikën e BE ndaj rajonit tonë. Plani i Rritjes nisi këtu në Tiranë nga takimet bilaterale dhe u përpunua gjatë kontakteve qoftë me Brukselin duke i bindur që duhej bërë një sforco ekstra.”



Skip to toolbar