Rama prezanton sot programin qeverisës dhe “të besuarit” e tij

Më të fundit


Ditën e sotme, në orën 17:00 do të mblidhet sërish Kuvendit me kryetare Lindita Nikolla, ku kryeministri Edi Rama pritet që t’i prezantojë parlamentit programin qeverisës si edhe emrat e kabinetit të ri qeveritar, edhe pse nuk është përfshirë në rend dite. Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit Ilir Meta për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Meta nuk ka humbur kohë dhe ditën e djeshme i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme informacion për ministrat e propozuar, nëse janë në procese gjyqësore, apo mund të jenë në fazë vlerësimi për t’u nisur hetime ndaj tyre.

Pas marrjes së informacioneve për të cilat është interesuar, kreu i shtetit duhet të dekretojë qeverinë e cila dhe më pas dekretet e miratuara kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. Kjo është procedura deri në marrjen përfundimtare të qeverisë së re,  cila do të nis nga puna me objektivat e vendosura për mandatin e tretë qeverisës.


Gjithashtu, deputetët do të mblidhen për të ngritur edhe të gjitha strukturat e reja të parlamentit. Në rendin e ditës është parashikuar miratimi i përbërjes së 8 komisioneve të përhershme; 5 prej të cilave drejtohen nga mazhoranca dhe 3 nga Partia Demokratike si edhe do të ngrihet edhe byroja e Kuvendit dhe sekretariatet.

Nga ana tjetër, po sot, një orë para mbledhjes së Kuvendit, PS-ja do të mblidhet deputetët. Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:00 dhe do të drejtohet nga Taulant Balla, i cili gjatë mandatit të tretë të qeverisjes nga kryeministri Edi Rama, do të vazhdojë të kryejë detyrën e kreut të grupit parlamentar, por jo atë të sekretarit të përgjithshëm të PS. Ky post pas 4 vitesh në drejtimin e Ballës, i është besuar Damian Gjiknurit.

Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’

  • Kryeministër – Edi Rama
  • Zëvendëskryeministër (do mbikëqyrë edhe rindërtimin) – Arben Ahmetaj
  • Ministre për Europën dhe Punëte Jashtme – Olta Xhacka
  • Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
  • Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
  • Ministër i Punëve tëBrendshme – Bledi Çuçi
  • Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
  • Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë-  Belinda Balluku
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
  • Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
  • Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
  • Ministre e Kulturës   Elva Margariti
  • Ministre e Mjedisit dhe Turizmit, – Mirela Kumbaro

4 ministra shteti

  • Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
  • Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
  • Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
  • Milva Ekonomi, ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve

Kryetare e Parlamentit

  • Lindita Nikolla



Skip to toolbar