Rama publikon fotot: Mbërrin në Durrës kroçiera e parë për këtë sezon

AKTUALITET


Ka mbërritur në Durrës kroçera e parë për këtë sezon veror. Kroçera e quajtur “Bukuroshja e Adriatikut” ka në bord 134 turistë, kryesisht francë.

Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale ka publikuar edhe fotot e kroçerës në Portin e Durrësit.


“Mbërrin në Durrës kroçiera e parë për këtë sezon. Bukuroshja e Adriatikut me 134 turistë, kryesisht francezë”, ka shkruar Rama.  




Skip to toolbar