Rama: Reforma në Drejtësi e besueshme, si niveli i shkallimit të Metës

Më të fundit


Kryeministri Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi ka nisur që të japë efektet e saj, ndërsa sugjeroi që të shiheshin për këtë edhe reagimet e presidentit Ilir Meta.

Në një konferencë të përjavshme me gazetarët, Rama tha se “Reforma në drejtësi është aq e besueshme saç është niveli i shkallimit të Ilir Metës”.


“Ne s’do të bëni gabimin që bën Ilir Meta dhe ata të cilët kanë lidhur Lulin me zinxhirë, pasi reforma në drejtësi, dhe jo çdo ligj por çdo nen nuk është vullnet thjesht dhe vetëm i shumicës por vullnet i plotë i garantëve të reformën në drejtësi që janë miqtë dhe partnerët tanë amerikanë dhe evropianë.

Nuk ka nen të reformës që kalon pa u diskutuar dhe u miratuar paraprakisht dhe bashkërisht. Këtu kam parasysh se një nga të dyja palët, amerikanët dhe evropianët, thotë ‘jo’ nuk kalon. Mos u shqetësoni fare. Reforma në drejtësi është aq e besueshme saç është niveli i shkallimit të Ilir metës. Po mos të ishte e besueshme Ilir Meta do të ishte i qetë dhe i dashur. Shikoni Ilir Metën dhe aty matet qetësia e tij.

Shikoni Metën dhe do të shih i se reforma ka nisur të shfaqe disa shenja që nuk janë shumë, por janë majftueshmërisht të qarta për të tensionuar Ilir Metën dhe Sali Berishën. Shumë e qartë kjo. Paketa është e harmonizuar me partnerët. Patjetër që nuk diskutohet se me një opozitë tjetër, nëse Luli nuk do të këpusë zinxhirin, do të jetë e vështirë reforma në drejtësi.”, tha Rama.




Skip to toolbar