Rama shpërndan kartën e studentëve: Mbi 40 kompani do ofrojnë shërbime

AKTUALITET


Ka nisur të hënën në mesditë shpërndarja e kartave të studentëve. Vetë kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryebashkiaku Veliaj ka marrë pjesë në nisjen e procesit të shpërndarjes së kartave të studentëve. Rama premtoi se studentët do të përfitojnë lehtësira, jo vetëm në shërbimet publike, por edhe në ato private. Rama bëri të ditur se janë ofruar deri tani mbi 40 kompani private që të ofrojë lehtësira për studentët.

“Faleminderit që nuk po protestoni se ka radhë. Kjo është shenjë e rëndësishme durimi.


Ma ha mendja se bashkë me universitetet e tjera do të krijohet një sistem ku grupet të vijnë njëri pas tjetrit dhe të eleminohet fluksi. Janë vendosur bazat për të bërë një bashkëpunim në funksion të efiçensës së kartës me bashkitë por edhe me sektorin privat. Që do të thotë që karta nuk do të ketë vetëm përfitimet që i takojnë studentëve në bazë të tarifave për muzeume, dhe hapsira të tjera publike, por edhe përfitime nga marrëveshjet me kompanitë që ofrojnë shërbime të ndryshmje.

Për momentin janë mbi 40 kompani por do të shkojmë shumë shpejt deri te bankat dhe kompanitë celulare”, tha Rama ndërsa shtoi se në bazë të ligjit kartat e studentëve duhej të ishin shpërndarë nga vetë universitetet shumë kohë më parë. Kryeministri e cilësoi këtë një premtim të mbajtur të qeverisë së tij në kuadër të Paktit për Universitetin.

Ndërsa kryebashkiaku Veliaj tha se janë 100 mijë karta gati dhe brenda javës së parë të korrikut do të jenë të pajisur të gjithë studentët.

ERTV Live😊 : PAKTI PER UNIVERSITETIN – Nisi sot në Fakultetin Ekonomik në Tiranë, shpërndarja e Kartës së Studentit😊Një tjetër angazhim i Paktit për Universitetin, bëhet realitet👍Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi.#meStudentët🤗

Gepostet von Edi Rama am Montag, 27. Mai 2019



Skip to toolbar