Kryeministri Edi Rama shprehu shqetësimin e tij që SPAK mësyu në Universitetin Bujqësor të Tiranës si të ishte në një operacion antimafia që zhvillohet në Sicili.
“Si i shpjegohet austriakëve (Universiteti Bujqësor i Vjenës, BOKU) që një forcë speciale futet në universitet dhe merr 24 masa sigurie a thua se u fut në fshatin e Corleone-s. Këto i bën prokuroria antimafia në Itali, por në një universitet, nuk e di…”, tha Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist ku raportoi edhe rektori i UBT, Fatbardh Sallaku.
“Kur e pyetja për çfarë shume bëhet fjalë, rektori më tha që bëhet fjalë për 300 milionë lekë të vjetra… Kanë 2 vjet që i kanë marrë telefonin dhe nuk ia kanë kthyer. I kanë dhënë dritën jeshile për të kandiduar për rektor por telefonin nuk ia kthejnë. Nesër mund të dalë edhe ai fajtor”