Rama takon Rutte në Hagë: NATO do të angazhohet në terminalin ushtarak në Durrës

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, ka takuar në Hagë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Për këtë takim, kreu i qeverisë ka ndarë disa pamje nga takimi i tyre, teksa zbulon dhe pak nga diskutimet e zhvilluara mes dy liderve.

Angazhimet e samitit, Ballkani Perëndimor, Porti i ri i Durrësit, si dhe përgatitjet e samitit 2027 në kryeqytetin shqiptar, janë disa prej diskutimeve mes Ramës dhe Rutte-s. Lidhur me portin e ri të Durrësit, Rama cilëson se NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak.“Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë”, shkruan Rama.



Skip to toolbar