Rama: Të procedohet sa më shpejt me bazën detare të NATO në Porto Romano, ta bashkëfinancojmë

AKTUALITET


Në konferencën me liderët e 5 shteteve anëtare të NATO-s, kryeministri i vendit Edi Rama foli edhe për ngritjen e bazës ushtarake të aleancës euro-atlantike në Porto Romano. Ai u shpreh se kërkesa që Shqipëria të bashkëfinancojë këtë bazë detare të NATO-s duhet proceduar sa më shpejt.

“Dëshiroj të theksoj edhe kërkesën që aplikimi i Shqipërisë për të bashkëfinancuar me NATO-n bazën e re detare të NATO-s në Porto Romano të procedohet sa më shpejt sepse ne besojmë shumë që çdo gjë që ndodh hap pas hapi e përforcon vlerën strategjike të një investimit të tillë, jo thjesht për Shqipërinë, as për krejt rajonin tonë, por për vetë NATO-n që do fitojë një akses të shpejtë në këtë anë të Europës për çdo rast dhe me qëllimet për mbrojtjen e përbashkët. Faleminderit për këtë mundësi, ndërkohë që Shqipëria ka përmbushur me buxhetin e vitit 2024 edhe objektivin e financimit me 2% të mbrojtjes, siç është shtruar nga NATO në tryezën për të gjitha vendet anëtare. Jemi shumë të angazhuar dhe shumë të përkushtuar për të forcuar kapacitetet tona, për të rritur efiçensën e Forcave tona të Armatosura dhe mbetemi në frontin e NATO-s si anëtar i përgjegjshëm dhe i palëkundur në të gjitha sfidat tonë të përbashkëta“, deklaroi Rama nga Shkupi.





Skip to toolbar