Rama thirrje qytetarëve: Mos u dyndni me ilaçe për covid

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama, në konferencë për mediat, ka folur për sistemin shëndetësor shqiptar në kohën e pandemisë.

Rama iu bëri thirrje shqiptarëve që të mos dynden me ilaçe, pasi kjo mënyrë mund të sjellë pasoja të parikuperueshme.


“Janë 1012 mjekë që paguhen me 500 euro plus pagës në muaj dhe do paguhen deri në fund të luftës. Spitalet Covid janë të pajisura me të gjitha aparaturat që janë edhe në spitalet e Europës, nuk mungon asgjë. Trajtimi në banesë është financuar nga dy skema mjekimi.

Mos bini pre e 20 mijë mënyrave dhe sugjerimeve që vijnë nga 20 mijë drejtime me qasje kontradiktore, por referojini dy skemave bazë të mjekimit. Jo ilaçeve të tepërta, jo këshillave nga katër anët, por protokollit me dy skema të thjeshta, që janë botërisht të unifikuara. Dyndja me ilaçe mund të sjellë pasoja të parikuperueshme”, tha Rama.

Edi Rama theksoi se qeveria ka siguruar 1.6 milionë doza vaksinash për 800 mijë qytetarë.

Sot kemi 100 ambulanca të reja që merret vetëm me ketë punë. Sot kemi emergjencë kombëtare, e regjistruar kompjuterikisht për shërbime në kohë, që as imagjinohej më parë. Numri i testimeve është 10-fishuar në krahasim me muajin qershor. Kanë hyrë në qarkullim testet e shpejta, që janë kryer deri tani 80 mijë teste, kemi rritur epidemiologët në terren. Ky është një proces i vështirë. Vaksina e gripit është falas sot. Kemi siguruar 1.6 milionë vaksina për 800 mijë qytetarë”, deklaroi Rama.




Skip to toolbar