“Rama tregoi një Shqipëri ndryshe”, Idrizi: I tha hapur të vërtetat me Greqinë. Për interesin kombëtar, duhet të jemi të bashkuar

Më të fundit


Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Athinë ishte i veçantë për kontekstin dhe vendin ku i zhvillua.

I ftuar në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla, Idrizi theksoi se kryeministri donte të tregonte një Shqipëri ndryshe.


“Ka disa rafshe për ta parë këtë gjë. E para, është fakti që Rama donte të tregonte se Shqipëria nuk është më ajo që ka qenë sepse në këndvështrimin tim, popujt mund të jenë miq por shtetet kanë interesa. Shqipëria sot është një vend që ka një peshë tjetër në rajon, është është konkurrente me Greqinë për turizmin, edhe me vendet e rajonit. Në këtë kuptim ndihet konkurrenca midis dy vendeve.

Së dyti, edhe për shkak se bëhej në Greqi ishte një moment dinjiteti dhe krenarie për të gjithë emigrantët atje. Fjala dhe ngjyrimet hanë diskutim kur flet Rama por edhe do ta shihja në tre rrafshe. Bëri një historik të Shqipërisë dhe Greqisë për të treguar se është një vend kur janë përplasur në bashkësinë historiku i dy qytetërimeve. Në historinë e vjetër, kemi bashkëpunuar dhe dhënë.

Në gjithë fjalën e tij, nuk është se tha ndonjë gjë të re por tha hapur dhe me zë të lartë ato gjëra që ne të gjithë i dimë, që Greqia, përtej falenderimit që iu hapi dyert shqiptarëve që vinin ngha një regjim i mbyllur por ksenofobia, racizmi ka qenë prezent në shoqërinë greke.”, tha ai.




Skip to toolbar