Rama viziton qendrën e Inovacionit në Francë: Do ta sjellim edhe në Shqipëri

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Francë. Gjatë kësaj vizite kryeministri është pritur me ceremoni zyrtare nga presidentin francez Emmanuel Macron, ndërsa zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët.

Së fundmi Rama ka ndarë edhe një video në Facebook, ku tregon qendrën më të madhe të inovacionit në Francë, ndërsa shihet i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Rama nënvizon se së shpejti një qendër e tillë inovacioni do të jetë edhe në Shqipëri.


“STACIONI F qendra më e madhe e inovacionit në Francë, të cilën do ta sjellim edhe në Shqipëri”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.




Skip to toolbar