Rama vjell mbi çmimin Nobel

AKTUALITET


Vlerësimi i shkrimtarit Peter Handke ka shkaktuar edhe reagimin e fortë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili e ka kritikuar ashpër përzgjedhjen, duke e cilësuar si një veprim që të bën të vjellësh mbi Çmimin Nobel.

“Kurrë nuk mendoja se do të ndjeja të vjella për shkak të një Çmimi Nobel, por paturpësia po bëhet pjesë normale e botës që jetojmë. Pas zgjedhjes së turpshme të bërë nga një autoritet moral siç është Akademia e Nobelit, turpi është vulosur si një vlerë e re. Jo, nuk mund të bëhemi kaq të mpirë ndaj racizmit dhe genocidit!”, deklarohet në qëndrimin e kryeministrit Rama.


Çmimi Nobel për shkrimtarin Peter Handke, i cili ishte një nga fituesit e fundit të çmimit prestigjioz për Letërsinë, që u nda në Suedi, është kritikuar nga shumë figura të politikës si në Shqipëri dhe në Kosovë, ndërkohë që nuk kanë munguar edhe reagimet e profesorëve ndërkombëtarë të medias.  Handke njihet si një adhurues i madh i Miloshevic, por që ka përkrahur edhe idenë e spastrimit të shqiptarëve.




Skip to toolbar