Rama zyrtarizon vendimin: Tik Tok do të mbyllet për një vit, është “rrugaçi i lagjes”!

AKTUALITET


Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë, por shtoi se është bërë gjithçka për të shtuar sigurinë në shkolla.

Sipas tij, ministrja Ogerta Manastirliu ka bërë shumë duke qenë në krye të Ministrisë së Arsimit, duke e transformuar atë.

Kreu i qeverisë e cilësoi Tik Tokun si “rrugaçin e lagjes”, duke thënë se në të gjen vetëm llum dhe degjenerim. Ai u shpreh se rrjeti social do të mbyllet për një vit duke nisur nga fillimi i vitit 2025 dhe më pas do të shikohet sesi do veprohet.

Kryeministri Edi Rama: Nuk mund të shmanget çdo ngjarje në shkollë. Kemi pasur një diskutim për sigurinë në shkolla. Ministrja ka transformuar sistemin arsimor dhe ka gjithë mbështetjen time. Mësuesit ishin në gjendje tepër të keqe, të pambrojtur, duke u flakur në rrugë. Nëse shohim situatën e së kaluarës me të sotmen jemi si dita me natën, ndërsa sot jemi në të gdhirë të ditës së re.

Ky plan i sotëm bazohet në bindjen se mundësitë që kemi do i vëmë në zbatim për sigurinë e fëmijëve në shkolla. Sot kemi laboratorë smart për fëmijët. Brenda pak kohësh, të gjitha shkollat do kenë programe smart. Ky është një program që do të nisë të implementohet. Do mundësojmë që prindërit ta kenë në video fëmijën e vet dhe për çdo problem, drejtoria do kenë mundësi të ballafaqojë fëmijën e vet. Është shumë më i fortë, shumë më ndikues, shumë më tërheqës ai rrugaçi i lagjes që e ka në telefon që quhet TikTok. TikToku është rrugaçi i lagjes. Kemni frikë kur fëmija shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne TikTokun do ta mbyllim për një 1 vit. Rrugaçë, perversitete, llum e qenëri nuk sheh në Tik Tikun e Kinës.



Skip to toolbar