Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrëshen, ku një punonjës i OSHEE, i identifikuar si Emiljano Bunga, ka humbur jetën gjatë kryerjes së punimeve për furnizimin me energji elektrike të një qendre votimi, ndërsa dy të tjerë janë plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në spital.
Ngjarja ndodhi pranë godinës së një ish-shkolle të mbyllur, e cila është përshtatur për të shërbyer si qendër votimi në zgjedhjet e 11 majit.
Zef Paçuku 60-vjeç dhe Tonin Dushi, 58-vjeç, të cilët pësuan dëmtime të lehta dhe u transportuan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin e Mirditës, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas ngjarjes, forcat e policisë dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje për të kryer veprimet procedurale, ku po punohet për të përcaktuar nëse kanë ndodhur shkelje të protokolleve të sigurisë teknike gjatë punimeve dhe për të identifikuar shkaqet e sakta që çuan në këtë aksident në punë me pasoja fatale.
“Rreth orës 12:00, në Rrëshen, shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.