“Raporti i BE tregon përparimin e negociatave”/ Rama: E kemi vetë në dorë fatin europian të Shqipërisë

#NËRADAR


Rama: “E nderuar amabsadore e BE në Shqipëri, e dashur Sofia, mirëseerdhët sot me raportin më të mirë të progresit që Shqipëria ka marrë në dorë ndonjëherë, çka tregon edhe këmbën tuaj të mbarë. Rrëfimi i rrugëtimit europian të Shqipërisë, është përcaktuam nga çfarë ne prisnim të ndodhte. Sot, ky raport i publikuar dje nga KE, përcakton një rrëfim të ri, jo mbi atë që presim të ndodhë, por për hapat që duhet të hedhi. Fati europian i Shqipërisë është në duart tona, sot është ky lajmi i rapoirtit. Shqipëria hyn në kilometrin e fundit të negociatave në BE. Ky kilometër ka 1000 metra për të përshkruar. Raporti tregon se krahasuar me një vit më parë, niveli i gatishmërisë së Shqipërisë është rritur dukshëm, evidenton përparim në disa fusha. KE vlerëson një progres të mirë të pushtetit gjyqësor, luftën kundër korrupsionit dhe SPAK ka dëshmuar pavarësi dhe të japë rezultate në misionin e tij”, theksoi ai.



Skip to toolbar