Partia Socialiste dhe ajo Demokratike dorëzuan mbrëmjen e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) raportin e tyre financiar për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit 2025 për Kuvend, në të cilat u shpall fituese Partia Socialiste.
Sipas raportit, PS ka shpenzuar në total 179,464,311 lekë (rreth 1.86 milionë euro). Kjo shifër përbëhet kryesisht nga:
169,574,703 lekë (rreth 1.76 milionë euro) shpenzime të bëra nga vetë partia.
9,889,608 lekë shpenzime/dhurime indirekte në natyrë.
PS deklaron se nuk ka pasur as hua, as kredi, e as detyrime financiare të papaguara në përfundim të fushatës.
Partia Socialiste kishte të ardhura totale prej 180,021,311 lekësh.
Burimet kryesore të financimit ishin:
Totali i të ardhurave 180,021,311
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 65,291,390
Totali i të ardhurave nga individë: 10,989,608
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 0
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 103,740,313
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 9,889,608
Totali i të ardhurave: 180,021,311
Huatë dhe Kreditë
Totali i huave dhe kredive: 0 Shpenzimet
Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 169,574,703
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 9,889,608
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 0Totali i shpenzimeve: 179,464,311
Totali i shpenzimeve te paguara/papaguara: 87,720
Partia Socialiste nuk ka deklaruar asnjë të ardhur nga persona juridikë (bizneset) apo nga kandidatët e listave.

Shpenzimet e PD
Partia Demokratike ka shpenzuar një shifër më të lartë, duke arritur në total 227,150,138 lekë. PD-ja e kishte bazuar pjesën më të madhe të fondeve tek paratë e vetë partisë, duke siguruar 171,010,474 lekë nga fondet e saj, ndërsa nga fondet publike kishte marrë 44,818,545 lekë.
Ndryshe nga PS-ja, PD ka deklaruar edhe 1.4 milionë lekë të ardhura nga persona juridikë. Në total, të dyja partitë kanë shpenzuar së bashku mbi 400 milionë lekë.
Totali i të ardhurave nga fondet publike: 44,818,545
Totali i të ardhurave nga individë: 9,921,118.755
Totali i të ardhurave nga persona juridikë: 1,400,000
Totali i të ardhurave nga kandidatët e listave: 0
Totali i të ardhurave nga vetë partia: 171,010,474
Totali i të ardhurave jopublike në natyrë : 270,000
Totali i të ardhurave: 227,150,137.755
Huatë dhe Kreditë Totali i huave dhe kredive: 0
Shpenzimet Totali i shpenzimeve të bëra nga partia: 213,060,301
Totali i shpenzimeve të bëra nga kandidatët e listave: 0
Totali i shpenzimeve indirekte/dhurimet në natyrë: 270,000
Totali i shpenzimeve të papaguara/detyrime financiare: 13,819,837
Totali i shpenzimeve: 227,150,138
Totali i shpenzimeve te paguara/papaguara: 45,441

