RealStory, Xhevahir Zhabina: Atentati ndaj Preng Gjinit, në kufijtë e një sulmi terrorist, ja në ç’distancë ndodhi shpërthimi

AKTUALITET


Gazetari i kronikës, Xhevahir Zhabina, zbardhi detaje të forta nga atentati ndaj Preng Gjinit, në studion e emisionit “Real Story”, në News24. Gazetari Zhabina u shpreh se ky akt shkonte deri në kufijtë e një atentati terrorist, ndërsa tha se pista kryesore e hetimit është ajo e hakmarrjes.

Duke akuzuar Prokurorinë, që sipas tij, nuk ka bashkuar në një dosje të vetme të gjitha vrasjet mes dy fiseve nga Rrësheni, Gjini e Reçi, Zhabina theksoi se ekzekutorët kanë përdorur për shpërthimin një telekomandë që komandohet nga një distancën e vogël rreth 200 metra, si dhe kanë pasur një panoramë të qartë të objektivit.


“Nuk është një kartë telefoni, por një mekanizëm që komandohet nga një distancë e vogël rreth 200 metra dhe që ka pas panoramë të qartë të objektivit. Autori ka pas panoramë të objektivit dhe ka shkelur butonin dhe duhet thënë që për fat të mirë nuk pati viktima. Kamerat e sigurisë po këqyren, janë me dhjetëra kamera, si dhe po pyeten me qindra persona, që kanë qenë në lëvizje në ato momente. Pista është e hakmarrjes, duke pasur parasysh se kemi 5 vrasje dhe një plagosje. Ajo që më bën përshtypje në këtë histori është se më duket i paqartë roli i Prokurorisë në gjithë këto ngjarje. Kemi pesë vrasje, presona me precedentë të theksuar brenda dhe jashtë vendit, dhe që nuk kanë një dosje të vetme. Është e çuditshme se si organi i Akuzës nuk i ka bashkuar në një dosje vrasje të tilla, që shkojnë deri në kufijtë e një atentati terrorist”, deklaroi gazetari.




Skip to toolbar