“Rebelimi” i Durrësit blu/ Bejko: Aulon Kalaja “viktimë” e skemave të Berishës

Më të fundit


Analisti Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Real Story” analizoi zhvillimet në Partinë Demokratike ku disa prej kandidatëve në lista e hapura kanë nisur “kryengritjet” e tyre duke kërkuar rinumërim të votave me dyshimin se nuk janë lexuar në mënyrë të drejtë.

Ai theksoi se këto zëra janë shëmbëlltyra e asaj se si duhet të ishte Partia Demokratike.

Sipas Bejkos, modele të tilla janë votuar nga elektorati demokrat, i cili kërkon njerëz të drejtë dhe përfaqësues të vullnetit të popullit.

“Kështu duhet të ishte PD pas zgjedhjeve të 2021, siç nuk u bë dot. Këto janë kontrasti i Sali Berishës, i partisë së Berishës.

Këto janë atë që qytetarët i kanë dashur dhe elektorati i djathtë ka qenë i uritur për të votuar modele të tilla.

Janë vetvetja, janë njerëz me kontribute, kanë një jetë para dhe përtej politikës. Janë sinjale të forta, që u dërgojnë të gjitha atyre që duan që PD të ndryshojë”, tha ai.

Duke diskutuar në studion e “Real Story”, ku i ftuar ishte dhe kandidati Aulon Kalaja, Bejko u shpreh se kandidati i PD për qarkun Durrës është viktimë e skemave, që ka ngritur vetë Sali Berisha.

“Auloni është viktimë e këtij sistemi, që gatoi njëri krah i politikës së vjetër. Janë viktimë e skemave të Sali Berishës, ai donte një parti thjesht për vete, të dilte fitues edhe ta merrte zyrtarisht drejtimin e PD.

Berisha u fut i çorganizuar në këto zgjedhje dhe me vetëdijen e qartë që të konsolidonte pushtetin e tij në Partinë Demokratike.”, tha ai



Skip to toolbar