“Rebelimi” i Durrësit blu/ Çupi: PD e rrënuar! Kalaja: Kërkoj transparencë

Më të fundit


Në emisionin “Real Story” në ABC News, analisti Frrok Çupi u shpreh se Partia Demokratike është totalisht e rrënuar dhe se sipas tij është e vështirë që nga një njeri të vijë ndryshimi. Çupi vlerësoi figurën e Aulon Kalasë, duke shtuar se është një model i të nesërmes.

“Auloni është një model i një njeriu të të nesërmes. Problemi është që, ne përse e duam Aulonin? Është jashtë kohës dhe për ne. Ka vlera teorike, njohëse, morale. Për çfarë i duhet shoqërisë? Atë që ka për slogan vetë, si do t’ja mbrojë votën nëse nuk bëhet deputet. Këtu bën përpjekje titanike për ta rivënë në vlerë procesin”, tha ai.

Nga ana e tij, Kalaja tha se ka një betejë parimore dhe se synon që të vendoset një standard që votat e kandidatëve të mos preken.

Diskutimi në studio:

Kalaja: Beteja ime është parimore, të vendoset një standard që votat e kandidatë nuk duhet të preken

Çupi: PD nuk korrigjohet nga Auloni sepse është vetëm një njeri. Auloni janë një vlerë në PD, por sa do të jetë në gjendje t’i imponohet asaj partie që është e rrënuar. Është brilante, por për letërsi, nuk mund të fitojë në PD.

Kalaja: Ka vlera praktike, sepse mora përsipër një zonë dhe dola fitues. Kam bërë fushatë në terren. Unë punoj për ata njerëz.



Skip to toolbar