‘Reforma në drejtësi nuk ka dështuar’/ Koçi: PS vijon mbështetjen ndaj drejtësisë, jemi garancia e vetme e SPAK dhe GJKKO

Më të fundit


Deputeti Petro Koçi i ftuar në studion e ‘Real Story’ komentoi qëndrimin e liderit të partisë së tij, Edi Rama si dhe për funskionalitetin e reformës në drejtësi aq të diskutuar orët e fundit.

Koçi u shpreh ndër të tjera se Partia Socialiste e mbështet reformën në drejtësi dhe është nëj kartë e fuqishme për ta në fushatën elektorale, ndryshe nga opozita që e etiketon si organizatë kriminale.

Ndër të tjera, deputeti u shpreh se është koha të bëhet një bilanc dhe të vihen re disa problematika si mosrespektimi i të drejtës së njeriut dhe paraburgosja.

“Reforma në drejtësi nuk ka dështuar. Ne jemi partia që jemi garantja e vetme e kësaj reforme, të cilët kanë bërë një stazh veprimtarie që shërben për të bërë një bilanc. Si mosrespektimi i të drejtës së njeriut. Bëhet fjalë që ka nevojë për një bilanc tek i cili vihen re dhe gjëra që nuk ecin si duhet si mosrespektim i të drejtës së njeriut që lidhet më shumë me masën e sigurisë si paraburgosja. E tha edhe sot Rama e deklaroi mbështetjen pa kushte ndaj reformës dhe dy institucioneve. Ne po bëjmë një diskutim të thelluar lidhur me rolin e individëve të veçantë. Sali Berisha dhe Erion Veliajt, Berishës i kërkuan masën detyrim paraqitje dhe përfundoi në arrest shtëpiak se nuk respektoi vendimin.

Ndërsa Veliaj ka qenë i hapur. Të bësh një reformë të tillë padiskutim që brenda do të ketë problematika, nuk mund të jetë në perfeksion. Problemi që del tani është që aty mund të ketë individë që mund të jenë bashkëpunëtor të Berishës, ata presin reformën e Sali Berishës që këto të bien dhe të jenë ata në krye. Në qëllimet afatshkurtra të këtij bashkëpunimi politik janë të kompromentojnë qëndrimin e PS për reformën. Ne e mendojmë si kartë të rëndësishme në fushatën zgjedhore, raportin me drejtësinë sepse të tjerët i thonë organizatë kriminale. Qëllimi i dytë që lidhet me fatin e Sali Berishës është që duke kompromentuar PS t’i sulet drejtësisë.



Skip to toolbar