Reforma në Drejtësi, Rama: Njerëz me kostume duhet të ishin në burg

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama thotë se Reforma në Drejtësi po ndryshon rrjedhën e historisë në Shqipëri dhe se shumë prej prokurorëve dhe gjyqtarëve që po largohen nga sistemi duhet të ishin në burg. Kryeministri i pranishëm në burgun e grave ku foli për amnistinë e fundvitit, tha se reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete dhe se në të ardhmen do të kemi një sistem që nuk dënon njerëzit e dobët e të varfër por dënon ata që kanë vërtetë faj, por për këtë duhet kohë dhe durim.

“Me reformën në Drejtësi unë kam shumë besim që gjërat do të ndryshojnë. Natyrisht është e vështirë për njerëzit e lodhur që janë neveritur prej shumë vitesh nga sistemi i drejtësisë që të kuptojnë që ky është një proces që kërkon një durim shumë të madh. Sepse ndërton një shtëpi me llac e tulla dhe kërkon 1-2 vjet kohë dhe jo më të ndërtosh një sistem ku ka kaq shumë ndërveprime, njerëz, duar, sy, mendje e kështu me radhe që kërkon kohën e vet. Ajo çka është bërë në këtë periudhë nuk është bërë në të gjitha vitet e marra së bashku në historinë e shtetit shqiptar në raport me të korruptuarit në sistemin e drejtësisë. Ndaj atyre që do ta kishin merituar 1 mijë herë më shumë se ajo që këtu ka bërë krimin më të rëndë, që të ishin ata në burg. Ata me kostum dhe kravatë kanë dhënë vendime që kanë shkelur dhe rishkelur të drejtën e njerëzve të zakonshëm. Kundërvënia ndaj tyre, pastrimi ndaj tyre në sistemin e drejtësisë është një gur themelor që ndryshon rrjedhën e historisë, por natyrisht që kjo është një rrugë më e gjatë se durimi i njerëzve dhe është një rrugë që shtrohet me durim të madh, hap pas hapi. Vajzat tuaj dhe djemtë tuaj nesër të jetojnë në një vend që ka një sistem drejtësie që nuk i bën krimet dhe fajet e bëra në të gjithë këto vite”, tha Kryeministri.  


Rama akuzoi drejtuesit e sistemit të vjetër gjyqësor duke thënë se ata kanë dënuar më së shumti gratë dhe njerëzit e dobët.

“Kur sheh gjithë historinë e sistemit tonë gjyqësor, sheh se në kapitullin e burrave dhe grave raporti i vendimeve që shkojnë në favor të burrave dhe në atë që shkojnë në favor të grave është skandaloz. Këtu kam parasysh gjyqe që të rrëqethin mishin kur lexon dosjet, gra të dhunuar, të përdhunuara me protagonistë që shpëtojnë, ose si të pafajshëm, ose me dënime qesharake dhe edhe me përsëritës. Pra burra të dënuar për akte dhune ndaj grave që ribëjnë akte dhune pasi lirohen në sallën e gjyqit dhe dalin të lirë duke faktikisht, bërë shtetin bashkëpunëtor në krim. Po ashtu përtej shumë përmirësimeve që i janë bërë legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në zbatim është e qartë se gratë janë viktima në masën më të madhe, viktima jo më të fajit të tyre por të një sistemi që gjithmonë priret prej vitesh që fajësinë ta kalojë te pjesa më e dobët, tek gratë, tek të varfërit, tek ata që nuk kanë mundësinë ta blejnë të drejtën”, tha kryeministri.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm❤️Burgu i Grave, Tiranë – Aministia për 56 gratë që vuajnë dënimin në sistemin penitenciar shqiptar, liron menjëherë 28 prej tyre dhe për 28 të tjera, ul 1/3 e dënimit😊• Vitet e fundit Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenj përpara në drejtim të barazisë gjinore, çka figuron edhe në rankimet ndërkombëtare, ku jemi në 5 vendet e para në botë për barazinë gjinore në qeveri dhe kemi kapërcimin më të madh në hendekun e përgjithshëm gjinor, duke arritur në vendin e 20, midis Kanadasë që rankohet e 19-ta dhe Britanisë së Madhe që rankohet në vendin e 21-të👍#ShqipëriaqëDuam🇦🇱☀ #BaraziGjinore #ZhvillimShoqëror

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 28. Dezember 2019



Skip to toolbar