Reforma Zgjedhore/ A do t’i bashkojë PDIU votat me mazhorancën? Idrizi: Do ulemi në tryezë

Më të fundit


Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi thotë se është ende herët për të folur nëse forca politike që ai drejton, do t’i bashkojë votat me mazhorancën për reformën zgjedhore.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Idrizi u shpreh PDIU është në të drejtën e saj që të jetë në tryezën për reformën zgjedhore dhe ka legjitimitetin e saj.


Sipas Idrizit, së pari duhen rregulluar problemet që janë pranuar nga të gjithë dhe të implementohen vërejtjet e bëra nga OSBE ODIHR.

“PDIU është në të drejtën e saj që të jetë në tryezë dhe ka legjitimitetin e saj. Është shpejt për të folur, por ne duhet të rregullojme me shpejtësi ato gjëra që janë pranuar nga të gjithë. Të rregullojmë herësin, të implementojmë dhe vërejtjet e OSBE ODIHR. Unë do të isha për një sistem zgjedhor propocional kombëtar”, theksoi ai.

Ndërkaq, në lidhje me krijimin e një federate të opozitës dhe situatën brenda Partisë Demokratike, Idrizi deklaroi se:” Unë nuk e di akoma që është themeluar ndonjë federatë, por e përshëndes dhe besoj se është një hap pozitiv. Të treja palët flasin për demokratët, por për demokratët duhet t’iu ikin kundërshtive që kanë. E kanë detyrim që të bashkohen, jo thjesht si numra, por për një gjë të re, për një program, figura të reja?

Thashë që kjo është një një ide në prematurë që nuk shoh të zhvillohet, se nuk shoh se ka mbaruar akoma lufta civile në Partinë Demokratike”.




Skip to toolbar