Reforma Zgjedhore/ Ambasadori i BE: Procesi të jetë gjithpërfshirës, të reflektojë realitetin politik

Më të fundit


Kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato ka deklaruar nga Durrësi se dëshiron që procesi për Reformën Zgjedhore të jetë gjithpërfshirës, konstruktiv dhe që të reflektojë realitetin politik në vend.

Në një deklaratë për medias gjatë një aktiviteti në Durrës, Gonzato u shpreh se “Unë e di që ka disa përpjekje të cilat po bëhen në parlament pikërisht për të arritur disa reforma në vend. Dhe kryetari I komisionit të zgjedhjeve e ka bërë të qartë që këto janë zgjedhje të cilat ne besojmë se do të zgjidhen”.


Sa i përket punës për reformën zgjedhore, në datat 13-14 mars mbërrijnë në Shqipëri ekspertët e OSBE-ODIHR, të cilët do të punojnë bashkë me Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore për draftin përfundimtar të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, për të diskutuar gjetjen e zgjidhjeve, lidhur me çështje si metodologjia për votën e diasporës, herësin apo propozimet e tjera të partive politike për ndryshimin e zonave zgjedhore.




Skip to toolbar