Reforma zgjedhore, Ambasadorja Yuri Kim takim me Taulant Ballën

AKTUALITET


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën në godinen e parlamentit. Në fokus të takimit që mësohet se ka zgjatur rreth 30 minuta ka qenë reforma zgjedhore.

Nuk dihen me saktësi detajet e këtij takimi, por kujtojmë që jemi në kushtet kur marrëveshja e dakordësuar në rezidencën amerikane për reformën zgjedhore nuk po e gjen dot dritën e votimit në Parlament.


Kjo pasi një grup deputetësh në Parlament kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, që lejon lista të hapura e pengon koalicionet parazgjedhore. Për këtë arsye, kryeministri Rama ka zhvilluar takim me ta dhe ka kërkuar arritjen e një marrëveshje trepalëshe.




Skip to toolbar