Reformat, PD përjashton Bardhin/ Kreu i grupit jashtë dy Komisioneve. “Out” edhe Këlliçi

Më të fundit


Sali Berisha ka përjashtuar Gazment Bardhin nga dy komisionet më të rëndësishme parlamentare, Reformës Zgjedhore dhe Territoriale. Pasi e largoi nga komisioni i ligjeve, aty ku e priste Zegjine Caushi, Bardhi nuk do të jetë as anëtar në një nga dy komisionet, ku te njëra do të diskutohet kodi apo sistemi i ri zgjedhor, dhe tjetra, harta e terrotirale për bashkitë e vendit.

Mesa duket, përvecc krisjeve të mëparshme, edhe qëndrimet e kundërta përballë qeverisë, kanë ndikuar tek raportet Berisha-Bardhi. Por jashtë këtyre dy komisioneve, ka mbetur edhe Belind Këllicci. Edhe ky, i bashkohet Gazment Bardhit në grupin e të përjashtuarve.

Ndërkohë, në krye të Reformës Zgjedhore, Berisha ka propozuar të përhershmin, Oerd Bylykbashin, për të luajtur tangon po aq të përhershme, me Damian Gjiknurin e PS.

Këtë komision në radhë janë besnikët e Berishës, Albana Vokshi, Ivi Kaso, Elda Hoti apo dhe djali i Fahri Balliut. Si dhe dy ish-magjistratët e PD, Arian Ndoja dhe Gjin Gjoni.

Kurse te reforma territoriale bashkëkryetar do të jetë Lucciano Bocci, përballë do të ketë Arbjan Maznikun e PS. Në këtë komision, doktori vecc Tabakut, nuk është kursyer të fusë edhe deputetë anonimë.

Dhe ëmbëlsira për në fund, ai që firmos propozimin është vetë i përjashtuari, Gazment Bardhi.



Skip to toolbar