Një tjetër humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Spitalin Infektiv. Viktima ishte vetëm 34 vjece tha ministria e Shëndetësisë.
Ajo ishte e shtruar në gjendje të rëndë në spital prej disa ditësh dhe e intubuar.
“Një humbje jete ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një 34 vjeçare nga Librazhdi e cila vuante nga insuficenca renale kronike, diabeti, hipertensioni, e konfirmuar me Covid19, e shtruar në shërbimin infektiv prej disa ditësh, në gjendje të rëndë dhe e intubuar, pavarësisht përkujdesjes së mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerës”, tha ministria